Mario Balotelli bëhet “picë”. Restoranti ku ish-sulmuesi i Milanit firmosi kontratën me Nisën ka vendosur që në menynë e vet të ketë edhe “Pizza Balotelli”-n. Pronari i “L’Auberge des Quatre Chemins” pozoi dje me krenari me specialitetin më të ri të shtëpisë në vendin ku në gusht u ulën Zhan Pierr Rive (presidenti i Nisës), Lusien Favre (trajneri i Nisës), Mario Baloteli dhe Mino Raiola. “Pizza Balotelli” përbëhet nga sallam, domate të thata, rikotë dhe kaperi. I ngjan shumë picës “Kapriçoze” dhe kushton 10.5 euro. Kjo picë nuk mund të konsumohet gjithmonë në restorantin në fjalë, pasi pronari ka bërë me dije se do të jetë në meny vetëm në raste kur Nisa të marrë fitore në fushë.