Një balonë me 6 persona në bord ka goditur një kullë të linjës së lartë të energjisë, pranë qytetit Bottrop në Gjermaninë perëndimore. Ngjarja mund të kishte përfunduar në një tragjedi të vërtetë, por balona mrekullisht ka shmangur kabllot 380.000 volt të energjisë elektrike.
Gjashtë personat që udhëtonin me mjetin fluturues janë shpëtuar për mrekulli, edhe pse për një kohë të gjatë mbetën varur në lartësinë 70 metra nga toka.
Balona goditi kullën metalike të dielën në mbrëmje dhe u deshën pesë orë për ekipet e emergjencë për t’i zbritur njerëzit në mënyrë të sigurt në tokë. Asnjë nga udhëtarët nuk u lëndua nga përplasja, por të gjithë u dërguan në spital për kontrolle.