Shkup, 9 dhjetor – Vendet ballkanike paralajmërojnë se do t’i ulin apo se do t’i stabilizojnë deficitet e tyre buxhetore, me qëllim të stabilizimit të niveleve të borxhit të tyre. Serbia në buxhetin e saj shtetëror për vitin e ardhshëm planifikon ulje, ndërsa mendime të ngjashme ka edhe në Kroaci. Banka Botërore vlerësoi se Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovinën në mënyrë solide e udhëheqin rrugëtimin drejtë konsolidimit të tyre fiskal. Edhe Maqedonia paralajmëron se vitin tjetër do të shkojë me deficit më të ulët buxhetor nga ai që është propozuar për këtë vit, ndërsa konsolidimi fiskal pritet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Por, proces i uljes së shpenzimeve të tepërta të buxhetit do të zhvillohet gradualisht. Ekspertët në vend shtrojnë pyetje se do të arrihet ky përforcim i nevojshëm i financave publike, duke marr parasysh premtimet gjatë fushatës parazgjedhore që kanë të bëjnë me ekonominë. Kuvendi i Serbisë, siç njoftuan mediat serbe, mban seancë në agjendën e të cilës ishte buxheti i propozuar për vitin 2017, i cili sipas pretendimeve të Qeverisë parasheh deficit më të ulët në historinë më të re të këtij vendi. Me buxhetin e propozuar janë paraparë të ardhura prej 1.092,9 miliardë denarë (rreth 8,8 miliardë euro) dhe shpenzime prej 1.162 miliardë denar ë(rreth 9,4 miliardë euro), me çka deficiti është 69,1 miliardë denarë (rreth 562 milionë euro). Ministri i financave, Dushan Vujkoviç, theksoi se financat publike janë promovuar në dy vitet e mëparshme dhe se për vitin 2017 është paraparë rritje ekonomike prej 3 për qind. Ndryshe, subvencionet për investitorët e huaj si duket kanë krijuar dhimbje koke për fqinjin tonë verior. Presidenti i Këshillit Fiskal, Pavle Petkoviç paralajmëroi se pjesë nga buxheti i propozuar, i cili ju referohet… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.