Nëse nuk kanë mundur ose nuk munden që gjeneratat e viteve 60-të apo 70-të të gëzojnë një jetë me një normalitet më të madhe me kriza të llojeve të ndryshme që na përsëriten për çdo vit, atëherë së paku gjeneratat e reja le të gëzojnë jetesë më të mirë , dhe le të kenë jo vetëm shpresë, por edhe optimizëm real se Ballkani meriton të jetë një rajon i denjë për jetesë. Pritet të shohim se sa edhe të deleguarit e ri të Komisionit Evropian do të tregojnë një qasje ndryshe ndaj Ballkanit perëndimor.
Nga Fisnik PASHOLLI
Në muajt e fundit është shndërruar në një telenovelë televizive, rikthimi i mundshëm i futbollistit Nejmar nga klubi Paris sen Zhermen në klubin e Barselonës. Edhe pse për këta as të futbollit ,një interesim të madh tregon edhe klubi I Real Madridit, megjithatë duket se lojtari është i përcaktuar që sërish të luajë me magjistarin Mesi. Nejmar gjithmonë e më afër Barcelonës, kjo është oferta që PSG do ta pranojë. Zyrtari i Barselonës pas takimit me kolegët e PSG-së: Jemi afër marrëveshjes për Nejmarin. Nejmar gjithmonë e më afër Barselonës, kjo është oferta që PSG do ta pranojë.
Edhe hallet dhe brengat në Ballkan sikur kanë një refren që përsëritet në vazhdimësi në vitet e kaluara dhe pak ka dallim ai shfletoni titujt e gazetave sivjet apo disa vite më parë jo vetëm tek ne , por edhe në të gjitha shtetet e rajonit.
Papunësia e madhe, varfëri e lartë, mungesë vazhdimësie në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë, ekonomi e zezë, korrupsioni, ambienti jo i favorshëm për biznesin,ankesa për një administratë cilësore, ikja e trurit ….
Edhe pse në Ballkan është arritur një progres i caktuar në demokratizimin e tij megjithatë më shumë probleme akoma mbesin pa zgjidhje dhe akoma janë një pozitën vendnumëro.
Edhe lavdet evropiane për suksesin e shteteve të rajonit në integrimin evropian përkundër avancimeve dhe përparimeve shpesh edhe në aspektin teknik, megjithatë më shumë reforma thelbësore mbeten larg realizimit deri në fund.
Nëse për gjeneratat mesme dhe të vjetra, që akoma jetojnë pasojat ekonomike dhe të tjera të luftërave dhe trazirave në rajon, ndoshta ka pak shpresë se mund të bëhet shumë -shumë më mirë, ndoshta është momenti i fundit që Evropa të interesohet pak më seriozisht për gadishullin e saj të tretë, apo Ballkanik pas atij të Apenineve e dhe atij Iberik , që të mbështesë më të vërtetë reformat në rajon që ato të mos mbesin vetëm në letër , por të realizohen me një mend. Por , nëse nuk kanë mundur ose nuk munden që gjeneratat e viteve 60-të apo 70-të të gëzojnë një jetë me një normalitet më të madhe me kriza të llojeve të ndryshme që na përsëriten për çdo vit, atëherë së paku gjeneratat e reja le të gëzojnë jetesë më të mirë , dhe le të kenë jo vetëm shpresë, por edhe optimizëm real se Ballkani meriton të jetë një rajon i denjë për jetesë. Pritet të shohim se sa edhe të deleguarit e ri të Komisionit Evropian do të tregojnë një qasje ndryshe ndaj Ballkanit perëndimor.