Varshavë, 12 prill – Ballkani Perëndimor meriton vëmendjen tonë të tërësishme dhe përkrahjen e përhershme, porositi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme Hajko Mas gjatë mbledhjes ministrore të Procesit berlinas në Varshavë, i cili është përkushtuar në përparimin e bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor.
Ai shtoi se përpjekjet të cilat merren në suaza të procesit berlinas do të ndihmojnë të zgjidhen problemet në rajon.
“Mund t’i transmetojmë Evropës se thellë jemi të bindur që Ballkanit Perëndimor i nevojitet perspektivë evropiane dhe se vendet të cilat ndërmarrin reforma aq të thella duhet t’u jepet perspektivë evropiane”, theksoi Mas.
Shefi i diplomacisë gjermane i theksoi përleshjet bilaterale dhe porositi se e domosdoshme është që ato të zgjidhen. Në atë kontekst Mas përkujtoi në marrëveshjen të cilën e arritën Athina dhe Shkupi, duke vlerësuar se ajo paraqet “lustrim të shkëlqyer të diplomacisë dhe guximit politik”, si dhe shembull për të gjitha vendet tjera.
Mas konsideron se marrëveshjen të cilën e arritën Greqia dhe Maqedonia e Veriut mund të jetë “praktikë e mirë” për zgjidhjen e përleshjeve tjera të Ballkanit Perëndimor.