Komisioni Eurpoian dhe Serbia kanë nënshkruar në Londër marrëveshjen me të cilën konfirmohet se selia e Bashkësisë Transportuese të Ballkanit Perëndimor do të jetë në Beograd, transmeton Koha.net.
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të samitit të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet (më 9 e 10 korrik) në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.
Komisarja europiane për Transport, Violeta Bulc përmes rrjetit social Twiter ka shkruar se “ky ishte një hap i rëndësishëm që na çon më afër bashkësisë së plotë funksionale transportuese ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor” dhe ka shtuar se “kjo është një arritje e madhe për gjithë rajonin”.
Hahn po ashtu përmes Twiterit ka shkruar “lajm i mirë për ndërlidhjen dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, gjashtë vendet ballkanoperëndimore janë marrë vesh që selia e Bashkësisë Transportuese të jetë në Beograd”.