Shkup, 15 maj – Skuadra e Shkëndijës megjithatë do të ketë përkrahjen e tifozëve të saj “Ballistët” në finalen e Kupës së Maqedonisë, e cila do të zhvillohet të mërkurën në Strumicë. Edhe pse të dielën ata dolën me komunikatë se do të bojkotojnë finalen si rezultat i pakënaqësisë me ndarjen e biletave, ku me vendim të FFM-së atyre dhe në anën tjetër tifozëve të Pelisterit “Çkembari”, do tu takojnë vetëm 300 bileta. Mirëpo, pas u mblodhën përsëri, grupi tetovar ndryshoi vendimin duke bërë të ditur se të mërkurën do të përkrahin ekipin e tyrë të zemrës.
“Nga Federata e Futbollit të sllavohienave asnjëherë nuk kemi pritur dhe nuk presim korrektësi. Por kur kryesia e klubit tënd, shfaq mosinteres dhe neglizhencë ndaj vetes dhe tifozëve të vet, ky është kulmi. Por edhe përkundër kësaj jokorrektësie, ‘Ballistët” si gjithmonë do jenë DIGË e pakalueshme për shkijet dhe do e mbështesin Shkëndijën deri në frymën e fundit! Nuk kishte se si të ndodh ndryshe, për hir të SHKËNDIJËS NE të mërkurën do të jemi në Strumicë, EDHE ATË FUQISHËM! Të mërkurën tubohemi para pallatit të kulturës në ora 10:45!”, thuhet në kumtesën e grupit tetovar. (koha.mk)