Tiranë, 21 tetor – Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla u shpreh se vendi ynë ka vetëm një plan A e nuk ka plan B për rrugën e saj për integrim europian. Sipas Ballës Këshilli Europian vlerësonte Shqipërinë për reformën në drejtësi, kurse Maqedoninë e Veriut për ndryshimin e emrit.
“Këshilli Europian vlerësonte Shqipërinë për reformën në drejtësi, kurse Maqedoninë e Veriut për ndryshimin e emrit. Edhe francezët nuk e dinë se çfarë kërkojnë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Edhe Serbia ka mbetur në vend e nuk hapen më kapitujt, edhe për Malin e Zi nuk po hapet kapitull derisa të ndajnë mendjen. Shqipëria ka vetëm plan A, nuk ka plan B. Ne duhet vetëm të përmbushim standardet që na kërkohet dhe kemi bërë detyrat tona”, tha Taulant Balla në News24.(koha.mk)