Gareth Bale në një intervistë ekskluzive për “Daily Mail”, ka folur për rikthimin e tij në formacionin titullar te Real Madrid pas largimit të Cristiano Ronaldos. Sulmuesi uellsian theksoi se galaktikat luajnë më shumë si një ekip pas transferimit të portugezit te Juventus.
“Është e qartë se është pak më ndryshe. Mendoj se tani luajmë më shumë si skuadër. Është ndoshta pak më i relaksuar, po. Unë mendoj se tani jemi më shumë një ekip, punojmë më shumë si një skuadër ( së bashku) sesa një lojtar “.”- ka thënë 29-vjeçari.
Ylli i “Los Blancos”, pranoi se ishte i zemëruar me trajnerin Zinedine Zidane, i cili e la atë në stol në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool. Ai u fut si zëvendësues dhe shënoi dy gola në fitoren 3-1 ndaj “The Reds”.
“I nervozuar. Shumë i zemëruar, të jem i sinqertë. Natyrisht, mendoj se e meritoja të isha titullar. Kisha shënuar edhe në kampionat. Pra, po, unë mendoj se ishte vështirë që të largoja gjithë atë zemërim që kisha. Por, e lashë më pas këtë ndjesi dhe kur u futa në fushë, u përqendrova dhe shënova. Nëse nuk provoni gjëra, gjërat nuk ndodhin kurrë”- tha uellsiani.
Ai këmbënguli më tej se e dinte saktësisht se ku po shkonte topi (për golin që realizoi me roveshatë).
“Unë e dija saktësisht se ku po shkonte topi dhe mund të shikoni në video që koka ime ndjek aksionin për të parë se ku po shkon topi. Sapo e godita, e dija që do të shkonte në shenjë”.
Bale nuk dëshironte të komentonte nëse ai ishte më i mirë se Cristiano te Juventus.
“Nuk jam unë që duhet ta them këtë”- tha 29-vjeçari. Sulmuesi i kampionëve të Champions, u shpreh i hutuar për shkak se nuk ishte pjesë e listës së 10 lojtarëve më të mirë të zgjedhur nga UEFA.
“Nuk e di se si nuk isha në atë listë! Do doja të dija se kush është pjesë e asaj jurie, pasi duhet të pushohen nga puna”.
Më tej Bale ka ngushëlluar në fund të ndeshjes ndaj Liverpool, portierin Karius, i cili gaboi në të dy golat e Realit.
“Në fund të ndeshjes iu afrova dhe i thashë se duhej të mbante kokën lart, pasi të tilla gabime ndodhin. Është për të ardhur keq që kjo ndodh në një finale”- tha ai.
Së fundmi, ai foli edhe për trajnerin e ri , Julen Lopetegui, i cili e ndihmon që të kuptojë më lehtë ndërsa komunikojnë në anglisht, gjë që nuk e bënte Zidane.
“Sigurisht që më ndihmon në anglisht. Në spanjisht mund të flas, por ndoshta nuk mund të futem në hollësitë që më duhen”. I pyetur nëse Lopetegui është trajner më i mirë se Zidane, ai nuk preferoi që të përgjigjej.
“Nuk i sigurt nëse dua t’i përgjigjem kësaj”- tha uellsiani.