Keita Balde thotë se kërkon të lë gjurmë tek Inter, dhe gjithashtu ka fjalë të mira për kapitenin Mauro Icardi. Ish-sulmuesi i Lazio-s iu bashkua Zikaltërve nga Monaco këtë verë, dhe bëri paraqitjen e parë si titullar në fitoren 3-0 ndaj Bologna-s. “Dua të bëhem pjesë e këtij klubi të madh,” shprehet Keita për Sky. “Dua që emri im të mbahet mend gjatë nga tifozët. Mauro Icardi? Ai është një sulmues që mbase nuk shihet shpesh gjatë ndeshjes, por brenda zonës së rreptësisë ai bëhet i papërballueshëm për kundërshtarët”, deklaroi Balde.