Shkup, 7 dhjetor – Asociacioni për diabet tek fëmijët “Balans”, ka dërguar letër deri tek deputetët në të cilën kërkohet rritje e mjeteve për insulinë. Sipas vendimit qeveritar buxheti për diabetin për vitin e ardhshëm është planifikuar të jetë i njëjtë me atë të vitit vijues, njofton KOHA.
Diabetikët nga Kuvendi kërkojnë rritje të parave për furnizim me insulinë dhe ilaçe tjera për trajtimin e diabetit. Përfaqësuesit e “Balans”, thonë se sasitë që parashikohen nuk janë të mjaftueshme, ndërsa insulina që e marrin është jo kualitative.
Për vitin 2018 janë parashikuar 620 milion denarë. Nga shoqata thonë se pjesa më e madhe e insulinave deri tani janë marrë nga Turqia, ndërsa trajtimi i tyre jokualitativ i diabetit vetëm i rrit harxhimet për shërim, dhe nuk i ul ato.
Në Maqedoni ka 188 mijë persona me diabet, ose 12.2% e popullatës. Prej tyre 40.000 janë shfrytëzues të insulinës dhe numri i tyre vazhdimisht rritet.
Në Republikën e Maqedonisë sipas të dhënave të marra nga Qendrat e shëndetit publik, në vitin 2016 është regjistruar një incidencë prej 261,3% ose 5410 raste nga të cilët 2473 janë meshkuj dhe 2937 femra.(koha.mk)