Balakov: Fitoi ekipi më i mirë

Trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov ka reaguar pas humbjes nga Kosova në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020”. Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, e zhvilluar në Sofje, Kosova arriti fitore dramatike, duke e mposhtur 3:2 Bullgarinë. Ndërkaq, Balakov është shprehur tejet i zhgënjyer me humbjen e sontme.

“Përfundim shumë i keq për ne. Arsyeja e humbjes është lodhja fizike. Kosova ka futbollistët cilësor dhe ne duhet ta pranojmë këtë”, tha fillimisht Balakovi.

“Ne donim ta shënonim edhe golin e tretë pasi fitorja ishte detyrim, por në fund të ndeshjes fitoi skuadra e cila ishte më e mirë në aspektin fizik. Ne i kishim rastet tona, por nuk e kishim përqëndrimin në nivel”, vlerësoi Balakov.

“Kemi 15 vite që nuk jemi kualifikuar në një kampionat të madh. Nuk jam i shqetësuar, por nuk më pëlqen të humbasim”, potencoi trajneri bullgar.

“Fitorja e Kosovës ishte e merituar”, shtoi Balakov.