Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka qenë protagonist në festën e fundvitit e organizuar mbrëmjen e djeshme nga “Top Media”. Shkoadrani nuk i është ndarë në asnjë moment bukuroshes së Supersportit, Ilda Bejleri duke ngritur pikëpyetjet për një lidhje të mundshme mes tyre. Për disa orë Balaj ka flirtuar me bukuroshen e Digitalbit, duke mos u rezervuar apo trembur aspak nga frika e paparazëve siç duket dhe nga fotot e “Newsportal”. Mbetet për tu parë nëse do të ketë diçka më tepër mes dy personazheve në ditët në vazhdim.