Bekim Balaj e Odise Roshi ndajnë rrugët e karrierës. Të dy futbollistët e Kombëtares kuqezi luajnë nga sezoni 2016-2017 me Akhmat Groznym në kampionatin rus, por nga sezoni i ardhshëm nuk do të jenë më pjesë e së njëjtës skuadër.
Sulmuesit shkodran u përfundon kontrata në qershor dhe drejtuesit e klubit çeçen kanë vendosur të mos rinovojnë. Ndryshe ka ndodhur me Roshin, që do të jetë pjesë e Akhmat Groznyt edhe për 3 sezonet e ardhshme.