Baku, 28 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Çejhun Bajramov deklaroi sot se forcat e armatosura të vendit të tij kanë përgjigje adekuate për përdorimin e mundshëm të sistemit “Iskender” nga ana e Armenisë në konfliktin në Nagorno Karabah.
“Për fat të keq, gjithçka mund të pritet nga pala armene. “Është e vështirë për mua ta komentoj atë nga pikëpamja ushtarake, por jam i sigurt se forcat tona të armatosura kanë një përgjigje adekuate”, tha Bajramov për mediat ruse.
Sipas tij, nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë ndërhyrje të Turqisë në konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Ambasadori i Armenisë në Rusi, Vardan Toganjan paraprakisht sot deklaroi se Turqia po transferonte luftëtarë nga Siria në Karabah.