Foshnjat që lindin me një vritet të baktereve në hundët e tyre kanë më shumë gjasë që të rikuperohen më shpejtë nga ftohjet, ka treguar një studim i realizuar së fundmi. Shpresohet se këto të gjetura mund të ndihmojnë në luftimin e ftohjeve të rëndomta.
Ftohjet shkaktohen nga një virus, mirëpo shkencëtarët duan të kuptojnë se si një sëmundje e tillë ndikohet nga bakteret natyrale në traktin e frymëmarrjes. Studimi gjithashtu tregon se pse të vegjlit që vuajnë nga ftohjet e shpeshta janë më të rrezikuar të zhvillojnë astmën më vonë.
“Trakti i frymëmarrjes është shtëpi për shumë lloje të baktereve dhe ne po fillojmë të kuptojmë se si disa tipe të këtyre baktereve ndikojnë në shëndetin e frymëmarrjes”, ka thënë Dr. Roland P. Neumann nga Universiteti i Spitalit të Fëmijëve në Bazel.