Athinë, 20 shkurt- Zgjidhja duhet të jetë e pranueshme nga tërë bashkësia ndërkombëtare dhe nga ato vende që në mënyrë bilaterale e shfrytëzojnë emrin Maqedoni, thotë ish-shefja e diplomacisë greke Dora Bakojani, në një intervistë për televizionin Skaj, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Ne duam zgjidhje që do ta pranojë bashkësia ndërkombëtare në tërësi. Ky është qëllimi. Sepse në këtë moment bashkësia ndërkombëtare i quan Maqedoni. Ne duam një zgjidhje që do ta detyrojë bashkësinë ndërkombëtare edhe ta ndërrojë vendimin për njohjen dypalëshe dhe t’i quajë me emrin që nuk do të jetë irrendentist ose me kërkesa nga historia jonë, identiteti ynë ose kultura jonë”, thotë Bakojani për Skaj.
Lidhur me atë çfarë do të duhet të jetë zgjidhja, ajo e përsërit qëndrimin e Demokracisë së Re se nuk guxon në asnjë mënyrë të ketë zgjidhje në etapa, por marrëveshja të jetë pako.
Bakojani dërgoi kritika deri te Qeveria greke, se nuk e informon partinë opozitare për vijimin e bisedimeve dhe pikërisht për këtë evitoi ta komentojë deklaratën e fundit të kryeministrit të Maqedonisë se identiteti nuk është temë e bisedimeve dhe shkrimet në mediat greke për propozimin Maqedonia e Epërme si zgjidhje e mundshme. Tha se nuk mund të thotë se çka hyn në tryezën negociuese, sepse nuk ekziston informacion, ndërsa partia e saj dhe ajo personalisht për rrjedhën e bisedimeve informohen nga deklaratat e Zaevit.
“Është shumë nënçmuese, ju them sinqerisht, edhe për mua personalisht, por edhe për partinë që prezantoj këtu, të mësojmë nga zoti Zaev për negociatat për çështjen e Shkupit”, tha Bakojani, transmeton MIA.