Bakayoko pranë transferimit te rivalët e kuqezinjve

0

Mesfushori francez Tiemoue Bakayoko, pas sherrit me trajnerin Gennaro Gattuso me shumë gjasa do të lërë kuqezinjtë në fund të këtij sezoni. Gjithsesi, ajo që bën më shumë bujë është se 24-vjeçari nuk do të rikthehet në Londër, për të veshur sërish fanellën e Chelsea.

Sipas “Sportmediaset”, skuadra e Interit ka nisur të interesohet për Bakayoko, duke monitoruar situatën dhe është gati për të ndërhyrë në rast se do të jetë e nevojshme. Madje Beppe Marotta është gati të ulet të bisedojë me Chelsea, skuadrën që ka kartonin e lojtarit, për ta lënë atë edhe një vit në Milano në formë huazimi. Por këtë herë Bakayoko do të veshë fanellën zikaltër.

Për momentin gjithçka është në fazën fillestare të bisedimeve, por gjërat mund të avancojnë shumë shpejt me kalimin e ditëve. Vlera e kartonit të lojtarit është rreth 40 milionë euro, shumë që Inter nuk ka dëshirë ta shpenzojë, ndaj synon ta marrë lojtarin në formë huazimi, ashtu sikurse bëri edhe Milani.

Comments are closed.