Shkup, 17 korrik – Skuadra e FC Shkupi nesër do të zhvillojë ndeshjen kthyese në kuadër të Liga Evropës kundër skuadrës së Pyunik. Një ditë para kësaj sfide shumë të rëndësishme para gazetarëve në konferencën për shtyp kanë folur trajneri Umit Karan dhe kapiteni Muharem Bajrami.
Edhe përkrahë rezultat pozitiv 3:3 të arritur javën e kaluar në Armeni, numri një i stafit teknik mendon që kualifikimi mbetet çështje e hapur dhe pretendon që ekipi do të bëjë edhe një paraqitje të mirë pranë tifozëve tanë për të vazhduar aventurën Evropiane më tej.
“Ndoshta askush nuk kishte pritur qe te arrijmë deri këtu. Pyuniku na ka parë si një ekip e vogël, por Shkupi tregoi se është e fortë dhe pse nga viti I kaluar kishim vetëm dy lojtarë, ndërsa të gjithë të tjerët janë të rinj. Në garat evropiane gabimet nuk falen, edhe pse ne në kampionatin tanë mund të gabohet dhe të bëhen përmirësime, por kundërshtarët evropiane nuk falin asnjë gabim. Na pret një ndeshje e rëndë, pasi Pyuniku është skuadër e fortë. Ne nuk do të luajmë që me barazim 0-0 të kualifikohemi, por do të luajmë lojën tonë dhe shpresojmë se mund të kualifikohemi”, u shpreh trajneri Umit Karan.
I të njëjtit mendim është edhe kapiteni i skuadrës, Muharem Bajrami, i cili mendon se ende asgjë nuk është kryer, duke deklaruar se ndeshja e nesërme do të jetë më e vështirë se takimi i luajtur si mysafir.
“Vërtetë kemi një rezultat pozitiv, por kjo nuk do të thotë asgjë. Mendojë se do të jetë dy herë më e vështirë përballja se sa takimi I parë. Pyuniku e di me kë ka punë, por edhe ne e dimë pozitën tonë. Shpresojë se në fund do të gëzojmë publikun dhe tifozët tanë ‘Shvercerat’ dhe të kualifikohemi në raundin e dytë”, tha kapiteni Bajrami.
Takimi ndërmjet FC Shkupit dhe Pyunikut do të zhvillohet nesër në stadiumin “Todor Proeski”, me fillim në ora 20:30.