Shkup, 5 maj – Dita zgjedhore ka kaluar si më mirë, me përjashtim të një ngjarje e lajmëruar në territorin e Prokurorisë së lartë publike në Gostivar, ka deklaruar në pres konferencën e sotme Prokurori publik dhe kryetar i Komisionit për ndjekje të parregullsive zgjedhore lidhur me zgjedhjet, Xhelal Bajrami, raporton Koha.mk
Deri ora 19 deri te Prokuroria publike, ka shtuar Bajrami, nuk ka të lajmëruara raste tjera lidhur me ciklin e sotëm zgjedhor.
“Në territorin e Prokurorisë publike në Gostivar, në fshatin Drugovë është lajmëruar se një nga votuesit e ka fotografuar listën e tij zgjedhore. Pas udhëzimeve të Prokurorit publik është marrë telefoni për ekspertizë dhe varësisht nga ekspertiza do të pasojë kallëzim adekuat”, ka shtuar Bajrami.
I pyetur nëse Komisioni vepron sipas zërave për parregullsi dhe shkelje, Bajrami ka thënë se nuk ka ngjarje të paraqitura që ata si Prokurori do të mund të vepronin, por nëse ka ngjarje të tilla me siguri do të veprohet.
“Janë paraqitur ndodhi dhe policia është në vendin e ngjarjes. Nuk ka të konstatuara pohime që janë theksuar në fletëparaqitjet dhe nga ato arsye nuk ka padi deri te Prokuroria publike”, ka deklaruar Bajrami. (koha.mk)