I ri, por me shumë energji pozitive. Bajram Ramadani, djaloshi nga Gostivari ka disa vite që merret me kick-boks dhe vazhdon të profesionalizohet. Deri më tani ka pasur më shumë fitore se sa humbje dhe nuk është dëshpëruar aspak, por ky sport e motivon edhe më shumë për të vazhduar përpara. Ai vjen në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA për të treguar mbi këtë sport
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: U bënë disa vite që merresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëritë?
Motivimi është që të arrijë ëndrrës kampion europian.
KOHA: E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?
Fillimi ka qenë i vështirë, por dëshira e madhe për këtë sport ka bërë që të vazhdoj tutje me përkrahjen e familjes dhe miqve që gjithmonë e kam pasur.
KOHA: Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a e ke?
Idhulli im në këtë sport është Badr Hari.
KOHA: Kush mendon sipas teje, po ngjitet fuqishëm në sportin që ti kultivon?
Fuqishëm ngjiten vetëm njerëzit të cilët e kanë vizion dhe ëndërr.
KOHA: Cilat janë planet që ke planifikuar këtë vit?
Këtë vit kam planifikuar 4 ndeshje profesionale.
KOHA: Po çfarë mendon të arrish në karrierë, cilat janë synimet?
Në fillim titullin Intercontinental pastaj të shohim.
KOHA: Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës?
Deri më tani në amater 41 ndeshje, 3 humbje, ndërsa profesional 3 ndeshje, 2 fitore dhe një humbje.
KOHA: A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?
Humbja të kthen prapa me marrë forcën që t’ia arrish qëllimit.