Bajram kërkon drejtësi për sulmin ndaj të birit (VIDEO)

Amdi Bajram ka dënuar sulmin fizik ndaj kryetarit të Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram, i cili gjithashtu është edhe djali i tij.

Sipas tij, pas sulmit qëndrojnë mbështetës të LSDM. Bajram pret nga Ministria e Punëve të Brendshme ta zbardh rastin dhe të nxjerr fajtorët para drejtësisë.

“Para 4-5 ditëve vedosëm banderola dhe ata filluan me incidentet. Njoftuam Oliver Spasovskin dhe ai tha se pa dallim kush do të gabojë, nuk do të ketë privilegje. Sipas ligjit për të gjithë do të merren masa”, tha Amdi Bajram, i cili ndodhet para spitalit “8 Shtatori”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Komunës së Shuto Orizares dhe kandidati për zgjedhjet lokale të 15 tetorit në këtë komunë nga radhët e koalicionit të udhëhequr ngaVMRO-DPMNE, Elvis Bajram, është sulmuar fizikisht.