A duhet vetëm një festë ne vit që në të urojme tanët, qeshim, puthim, trokasim gotat? A duhet këto lloj festash ti mban vetëm njeriu i mirë apo edhe ai tjetri, ato që luten, mbajnë e muajin e madh, bajramojnë, ikin edhe në fund të dynjasë për të prekë gurin dhe vendin e shenjtë dhe prapë se prapë njeriun e vetë nuk e shohin dot me sy, nuk flasin, nuk tolerojnë, harrojnë, shajnë, thashetheme bëjnë?
Nga Julinda DACI
Për të shkruar duhet muza, frymëzimi, vetë “Linda”, frika nga gjykimi i rreptë i njerëzve jodashamirës ndonjëherë na pengon. Por unë vazhdoj të shkruaj.
Ne nuk dimë kuptimin e disa festave, i presim ato, bëhemi bashkë me familjen, drekojmë ose darkojmë, varet nga oraret që kemi të punës, distancën mes njerëzve të dashur. E organizojmë atë ditën e parë apo të dytën. Për ca, ka pak rëndësi, të tjerët e duan atë të paren. Po dëgjoja nga dhoma e gjumit, që bënte nusja e kushëririt në telefon, që në pikë të mëngjesit: “Për shumë vjet oj Teze, me nanën, me babën, me motrat, me fëmijët, me vëllezërit, komshitë”, nuk la njeri pa përmend. Pastaj telefonin e mori vajza Fitorja, po të njëjten gjë…varg emrash mbiemrash si Ane, Mixha, Sejfulla, Axha Daut, nana Barije. Dialekti është nga Shkupi. Nusja është me origjine prej andej, dhe shqiptarët atje i japin shumë rëndësi fesë dhe festave. Gjë që më pëlqen!
Të flasim dhe urojmë të paktën një ose dy herë në vit. Por a e dinë ato se pse e bëjnë gëzuar?! Gjithë ky hov dhe gëzim. Ndalo pak, pyet! Dhe unë po bëj të njëjtën gjë sot, dua të di më shumë për këtë që ne festojmë, historikun si lindi dhe pse ne e presim me kaq e kaq… Ditë e pasur me ushqime të mira, ditë paqe, kaq shumë paqe, sa atje ku këndohet me shumë për këtë ditë, vriten njerëzit, gjak, vriten dhe fëmijë ku pak njerëz bëjnë paqe edhe pse paqërisht bëjnë lutjet çdo nate.
Në kujtimet e mija, ashtu sic e mbaj mend që në fëmijëri, gjithë elementet festive të kësaj dite ishin: fustane të reja, këpucë, para nëpër duar nga njerëzit qe hynin dhe dilnin në shtëpitë tona, domethënë ato të familjes dhe të lagjes. Gjithmonë përcillnim farefisin deri te dera, qofte dimër qofte verë, dhe grushtat tona të vogla mbusheshin plot me para. Ato i ruanim për në verë, kohen e gjolit (liqenit), kur iknim çdo ditë dhe pas kthimit bënim banjo, visheshim me rrobat më të bukura që kishim dhe bashke unë me vëllain tim iknim në qebaptore dhe me vonë përlanim një shampito, lloj ëmbëlsirë, te xhaxhi Poc i Tetovës. Ai nuk e kishte tamam emrin Pouc, por ne ashtu dëgjonim kur thirreshin ato ndërmjet veti, dy burra të asaj pjese.
Më vonë kur u rrita e mendoja ndryshe, Bajrami vjen si fund i një muaji të gjatë agjërimi, pak i mundimshëm për ato që mbanin. Por atyre u pëlqente dhe u vinte keq kur ikte, mbaronte. Gjyshja ime (përsëri gjyshja ime), qante ditën e fundit të guri i mahallës jashtë, e ulur me atë shaminë e zezë në kokë, (shami qe mbanin plakat dibrane kur u vdiste burri), përloteshte dhe sytë me ngjyre blu, të cilet gjithomë shkëlqenin i mbante me një pikë sa që harronte edhe qumështin në zjarr, me të cilën do bënte sultjashin për dreken e nesërme. Atje te shtëpia e saj e vjetër me ‘çardak dhe minder të shtruara, ase, tantena të qepura nga ajo vetë, do mblidheshin të gjitha vajzat e saja, tezet e mia, mbesa me nipër, farefis për të ngrënë së bashku dreken. Ose kujtimin e atij Bajrami me bakllava, kafe, apo më keq se bakllavaja sheqerpare, krahasime punrash, qendisjeje po për këtë feste “tung tung, kokë në kokë dhe shihemi vitin tjetër.”
Prindërit tanë shpenzonin më shumë se sa ditëve tjera, hanim më shumë dhe shikonim farefis, pothuajse i kishim harruar, brezi i dytë, i tretë e kështu me rradhë. Më përpara se të gjitha këto, pastroheshe shtëpia mirë e mirë, qosh në qosh dhe pastaj gara mes grash dhe burrash fodull, kush ka perdet më të mira, kush rregulloi kopshtin më bukur, kush leu muret më bardhë. Bukur hë! Një sens tjetër, ashtu siç e kuptoj unë për këto ditë të shënuara, është edhe ajo e të sjellurit mirë, e përqafimit midis njerëzve të gjakut, që sot shumica nuk flasin më. Sa keq! Vazhdojmë… të takuarit, shkëmbejmë një bisede, një llokum, një hall ose më mire hallet ti lëjmë pas kësaj dite, sot duhet të jetë vetëm festë me embëlsira.
A duhet vetëm një festë ne vit që në të urojme tanët, qeshim, puthim, trokasim gotat? A duhet këto lloj festash ti mban vetëm njeriu i mirë apo edhe ai tjetri, ato që luten, mbajnë e muajin e madh, bajramojnë, ikin edhe në fund të dynjasë për të prekë gurin dhe vendin e shenjtë dhe prapë se prapë njeriun e vetë nuk e shohin dot me sy, nuk flasin, nuk tolerojnë, harrojnë, shajnë, thashetheme bëjnë? Kjo vjen pak si morale por unë nuk flas vetëm për një kategori njerëzish. Ju vjen mirë apo keq kështu duket.
Njoh njerëz, të cilët nuk besojnë në fe dhe as në Zot ndonjëher, kanë konceptin e tyre për jetë dhe janë njerëzit më të mirë në botë, ndihmojnë të tjerët dhe rrojnë më mirë deri në fund të jetës. Ka mundësi të ikin edhe nga nëntëdhjetë vjeç ose njëqind. Tani shtrojmë pyetjen — se ku do shkoj ai ose ajo pas kësaj bote, ai që nuk besoj në doktrinën time fetare, do digjet?! Njerëz si ato që përmendëm më parë do mbështesin kokën atje ku do ikim edhe ne, ato, këto, ju, të tjerët që falen ose bejnë sikur falen dhe mbajnë njërin sy mbyllur tjetrin hapur, veshët të murri i shpisë ngjitur, për të marrë ndonjë lajm. Të shkretet duan të dinë hallet e fqinjit, që të gëzohen më të keqen dhe të të qajnë kur ti vdes. Është cinik lloji i fisit tonë, njeriu, i thellë, i mirë, mizor, dallaverexhi, i dashur, bujar. Falem unë dhe e fesshme jam, por më jep një kontakt ose mundësi t’ja prish pak dokumentet kunatës apo djalit te saj, tja thye hundët jetës saj më thjesht; vetëm për një arsye fare të thjesht-nuk ja pëlqen egoja e saj atë perosn ose një tjetër. Por pasojat janë të tmerrshme. Më vonë fillojne ndjehen keq, i bren ndergjegja per tere jeten por eshte pak vone.
Bota ka gjitha personazhet brenda me llojlloshmeri elementesh karakteresh!
E gjitha kjo nuk mjafton, prape ne nuk dime historine e kesaj dite. Te marim nje darke tjeter, nuk e di sigurte a eshte fetare apo vetem farefisnore e ardhur nga lindja e larget. Ajo quhet Mevlud. Ne e mbajme si nate te shenjte per te kujtuar te vdekurit. Ndersa ajo dikur te fiset arabe shtroheshe me shume per tu bere bashke dhe per te kujtuar njeri tjetrin. Tradite e popullit arab, por bashke me fene ne morem dhe darkat festat. Mund te kujtonin te vdekurin por ne te njejten kohe mund te ishte edhe nje aheng. Ju mund ta dini me mire.
Ne fund te fundit, ne, te gjitheve na pelqejne festat qofshin ato fetare, kombetare, amerikane, gjermane te pervetsuara nga vendi qe jetojme. Bajrami na kujton femijerine e lumtur, gjakun, njerzit e lagjes, shoqerine, fustanet pa na folur ndonejr dikush cfare ishte ne fakt. Tani se vjen koha ne pranojme, mesojme festa tjera te reja, dalim takojme ecim; pamvarsisht, se ku te le teknologjia te besh dy pare muhabete sot. Mezi behen tre shoqe, njera eshte ne BlackBerry, tjetra ne iPhone dhe une ne ballkonin e ‘chatit’. Cu pa, cu be, asgje nuk morem vesh!
Une mund te mos jem shume e riteve fetare por do ta dua njesoj boten si me fe si pa fe, mjafton mos te jete spiune i keq te beje shere dhe probleme. Besoj ne Zot, ne veten time, njeriun e mire, nuk ka rendesi nga vjen ai, oxhaku brenda apo jasht saj. Me pelqen te shkruaj, te flas, te udhetoj, te haj mire dhe ndonjehere dua te haj me duar. Behuni miq, te gjitha keto lloj festash dhe fjalesh kane me shume rendesi kur ne duhemi dhe bashkohemi me forte. “Fjala e embel therret miq, ajo zbut e pajton armiq.”
“Ne jete skemi ardhe per te bere gjera te medha, por gjerat e vogla duhet ti bejme me dashuri te madhe.” Nene Tereza thoshte dhe kete: “Buzëqeshni për njëri tjetrin. Buzëqesh për gruan tënde, buzëqesh për burrin tënd, buzëqesh për fëmijët dhe për këdo, nuk ka rëndësi për kë buzëqesh. Kështu do ta ndihmojmë njëri tjetrin të rritet një dashuri më e madhe.”