Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme për u.d kryetarë të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup i zgjodhi Snezhana Bajlozova dhe Tatijana Mihajllova. Zgjedhja e kryetarit të rregullt të këtyre dy gjykatave do të bëhet pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kandidatë për kryetarë të Gjykatës Themelore Shkupi 1- Shkup janë kryetari aktual i Gjykatës Vladimir Pançevski dhe gjykatësit Ivan Xholev dhe Vladimir Tufegxhiq, ndërsa kandidatë për kryetarë të Gjykatës Supreme janë kryetarja e deritanishme Lidija Nedellkova dhe gjykatësit Besa Ademi, Jovo Vangelovski dhe Snezhana Bajlozova.