Bajern Munihu e ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të Hofenhaim, Sandro Vagner. Ai ka nënshkruar kontratë deri në janar të viti 2020. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të klubit, me drejtorin sportiv Hasan Salihamixhiç që e ka prezantuar. Sulmuesi që ka treguar formë të mirë të Hofenhaim, pritet të jetë një konkurrent i denjë për sulmin e bavarezëve, që përbëhet vetëm nga Robert Levandovski. Ajo që i ka habitur të gjithë është numri 2 që do ta bartë në fanellë Vagner. Reprezentuesi gjerman së fundmi ishte pjese e Hofenhaim, ku nga 40 paraqitje ka realizuar 15 gola duke u radhitur ndër sulmuesit më të mirë në Bundesligë. Vagner është produkt i akademisë së Bajern Munihut, por në të kaluarën nuk ka mundur të lë gjurmë në skuadër.