Skualifikimi nga Liga e Kampionëve që Bajerni pësoi para dy javësh duket se e ka zgjuar më së miri klubin dhe drejtuesit e saj.
Në Bavari të gjithë janë të bindur se tashmë ka ardhur ora që të lëshohet dora dhe të blihen lojtar klasi që kushtojnë dhe ofrojnë siguri.
Pavard mund të quhet tashmë një lojtari i Bajernit, pasi në janar është arritur marrëveshja për 35 milionë euro me Shtutgardin. Gjiithashtu tashmë syri i është vënë dhe Lukas Hernandezit për të siguruar të dyja krahët e mbrojtjes. Shuma që duhet të lëshohet për të është afërsisht 80 milionë euro, por negociohet edhe me më pak.
Në sulm duket se do të Bajerni do të tentojë Vernerin nga Lajpcigu që kushton plot 60 milionë euro. Ndërkaq ditët e fundit bavarezët janë bërë ata favoritët kryesorë që të blejnë De Ligt, nga Ajaksi.
Kjo do të thotë se përveç blerjeve të shumta, nga Bajerni do të largohen shumë lojtarë. I pari është Rafinja. Pas tij të gjitha gjasat janë që do të largohen Roben, Riberi, Hames Rodrigez dhe Boateng. Gjatë muajve në vazhdim pritet të shtohen të dyja listat e afrimeve dhe largimeve te bavarezët,