Bajerni i Mynihut ka ndërhyrë në planet e Real Madridit për merkaton. Bavarezët kanë hedhur këndvështrimin nga mesfushori i Totenhemit, Kristian Eriksen. Danezi në fakt ka shumë kërkesa ndërsa në garë përveç Realit është gjithashtu Juventusi dhe klubi anglez duket se është i detyruar ta shesë pasi rrezikon ta humbasë me parametër zero.
Ndërkaq bavarezët janë të gatshëm të shpenzojnë për 27-vjeçarin, teksa klubi gjerman nuk do të investojë për të blerë përfundimisht nga Reali, Hames Rodrigez. Kolumbiani nuk bindur në këto dy sezone në Mynih, ndërsa shpeshherë është penalizuar nga problemet fzike që nuk e kanë lejuar të shprehet në fushën e blertë.
Drejtuesit e Bajernit po përgatisin një revolucion në skuadrën e sezonit të ardhshëm teksa në fund të aventurës janë edhe dyshja Riberi e Roben. Dhe emri i Eriksen ka përfunduar në listën e futbollistëve të cilët Bajerni i ka projektuar si të duhurit për të nisur një cikël të ri fitues.