Hënes e paralajmëroi se Bajerni i Mynuhut do të shpenzonte shumë në këtë merkato verore. Gjermanëve do të tu largohen 2 nga liderat e ekipit, Roben dhe Riberi. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Bajerni ka shfaqur interes për sulmuesin anësor të Fiorentinës.
Federiko Kieza, vetëm 21 vjeç është vendosur në qendër të merkatos së klubit gjerman. Edhe pse në moshë të re, Kieza ka të paktën 3 sezone që luan në nivele të larta dhe pritet të bëjë hapin e madh. “La Repubblica” raporton se skuadrat kanë filluar edhe bisedimet për të arritur një marrëveshje.