Fitojnë dhe dominojnë prej vitesh dhe për këtë nuk kanë respektin e tifozëve rivalë, që duan të shohin dikë tjetër të buzëqeshë, të paktën një herë të vetme. 28 tituj kampion ndaj 9 të Nurembergut, ekipit të dytë më fitues, e bëjnë Bajernin ekipin më të urryer në Gjermani sipas një sondazhi të Universitetit të Braunshvajgut (4 mijë të anketuar të moshës 18-69 vjeç). Skuadra më e dashur është Frajburgu.