Drejtori sportiv i Bajern Munihut, Hasan Salihamixhiç, thotë se klubi bavarez do të marrë parasysh idetë e Lotar Mateus, përfshirë sugjerimin e tij që klubi duhet të nënshkruajë me Kristian Pulisiç. Adoleshenti amerikan impresionoi te Borussia Dortmund në humbjen 3-1 ndaj Bajernit, të shtunën, duke detyruar Mateusin, legjendën e Bajernit, për të apeluar bavarezët, që të konsiderojnë nënshkrimin e Pulisiç.
“Nëse Bajern Munihu dikur kërkonte një zëvendësues për Roben dhe Frank Riberi, atëherë ata duhet të lënë jashtë ndjenjat e tyre dhe të nënshkruajnë me Pulisiç”, – tha Mateus për “Sky”.
– Ai është 19 vjeç dhe ka cilësi të lartë. Me besimin dhe shpejtësinë e tij, ai është thirrur për gjëra më të larta”, u shpreh Salihamixhiç. Ai thotë se Bajerni është i gatshëm të marrë në konsideratë çdo ide nga Mateus, i cili fitoi shtatë tituj të Bundesligë gjatë kohës së tij në këtë klub. “Lotari gjithmonë ka ide të mëdha dhe unë e respektoj atë shumë, – tha Salihamixhiç për “Sky”.
– Do t’i inkorporoj idetë e tij në diskutimet tona.” Pulisiç ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim në Bundesligë, ku luan këtë sezon, duke qenë startues në 9 nga 11 ndeshjet e kampionatit aktual me Borussia Dortmund”, deklaroi Mateus.