Uashington, 8 prill – Presidenti amerikan, Xho Bajden, sot do të prezantojë një seri të masave të drejtuara kah lufta kundër dhunës së armatosur, duke e zbatuar premtimin parazgjedhor për vendosje të kufizimeve më të ashpra për mbajtje të armëve, transmetojnë mediat amerikane, duke iu referuar një burimi anonim të njoftuar me planet.
Bajdeni pritet t’i kumtojë rregullat më të ashpra të cilat përfshijnë eliminimin e tregut për armë të ashtuquajtura të improvizuara, si dhe kontrolle më të ashpra të personave të cilët blejnë armë.
Në SHBA, arma e zjarrtë e cila bëhet madje edhe në shtëpi, për shembull pistoletë, pa numër serik, sipas ligjit të tanishëm mund të shitet pa kontroll të sigurisë.
Bajdeni, gjithashtu, planifikon të nominojë kandidat të tij për shef të Agjencisë për Alkool, Duhan dhe Armë Zjarri (ATF), i cili do të jetë kyç në zbatimin e ligjeve për armë. ATF nuk ka drejtor që nga viti 2015, ndërsa për momentin agjencia është kryesuar nga u.d. drejtoresha Regina Lombardo.
Bajdeni po përballet me presion të rritur që të vendosë kufizime të ashpra për mbajtjen e armëve pas serisë së gjuajtjeve përgjatë SHBA-së në kohën e fundit, në të cilat pësuan shumë persona.