Bruksel, 15 qershor – Presidenti amerikan Xho Bajden sot do të takohet me liderët e Bashkimit Evropian në përpjekje që të rinovohen marrëdhëniet bilaterale dhe të arrihet armëpushim në luftën tregtare dhe kontestin 17 vjeçar rreth subvencioneve për prodhuesit e aeroplanëve.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell e presin Bajdenin në Bruksel.
Temë kryesore e takimit pritet të jetë rinovimi i marrëdhënieve transatlantike pas “marrëdhënieve tensionuese” gjatë kohës së ish-presidentit amerikan Donalld Tramp.
SHBA-ja dhe BE-ja mes vete akuzohen për mbështetje të paarsyeshme shtetërore për dy kompanitë më të mëdha ajrore në botë, Erbasi evropian dhe Boingu amerikan.
Brukseli dhe Uashingtoni vendosën tarifa prej më shumë miliarda dollarëve për të gjithë prodhuesit, por të dyja palët në mars u pajtuan që t’i heqin tarifat për katër muaj. Çështje tjetër kyçe e takimit mund të jetë bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë me Kovid-19.