Uashington, 30 korrik – Presidenti amerikan Xho Bajden paralajmëroi sot vendosjen e kërkesave të reja anti kovid të orientuara ndaj rritjes së shkallës së vaksinimit për miliona punonjës dhe kontraktorë federalë, pasi shprehën shqetësimin për numrin e lartë të vdekjeve në mesin e të pavaksinuarve.
Miliona nëpunës federalë në SHBA do të duhet të konfirmojnë se janë vaksinuar kundër koronavirusit ose do të duhet të mbajnë maska, të testohen një herë në javë, të mbajnë një distancë fizike dhe të ndjekin rregulla të tjera.
Udhëzimet e reja të rrepta kanë për qëllim të rrisin shkallën e vaksinimit të shumë amerikanëve të punësuar nga institucionet federale, si dhe të japin një shembull për punëdhënësit privatë në të gjithë vendin.
Bajden gjithashtu i urdhëroi Ministrisë së Mbrojtjes të shqyrtojë si dhe kur të fillojë të kërkojë që anëtarët e armatës të vaksinohen.
Ai I urdhëroi ekipit të tij të ndërmarrë hapa për të zbatuar kërkesa të ngjashme për të gjithë kontraktorët federalë.
Sipas të dhënave nga viti 2020, qeveria federale e SHBA-së punëson rreth 2,2 milionë punonjës civilë dhe edhe 570.000 të cilët punojnë për Postën.