Presidenti amerikan Xho Bajden u takua sot me liderët e Suedisë dhe Finlandës, pasi të dyja vendet hoqën dorë nga neutraliteti i tyre shumëvjeçar dhe aplikuan për anëtarësim në NATO, si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Disa orë përpara udhëtimit të tij të parë presidencial në Azi, Bajden foli me kryeministren suedeze Magdalena Anderson dhe presidentin finlandez Sauli Niinisto në Shtëpinë e Bardhë për kërkesat e tyre për anëtarësim në NATO.
“Kjo është një ngjarje historike, një moment historik në sigurinë evropiane. Dy kombe me një traditë të gjatë neutraliteti do t’i bashkohen aleancës më të fuqishme të mbrojtjes në botë, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Sallivan.