Uashington, 2 qershor – Demokratët në SHBA i dënuan kërcënimet e presidentit amerikan Donald Tramp se do të dërgojë ushtri në qytetet dhe shtetet që të ndalen protestat e dhunshme.
Ish sekretarja shtetërore dhe kandidate në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, Hilari Klinton, vlerësoi se bëhet fjalë për “përdorim të tmerrshëm të fuqisë presidenciale”:
“Presidenti i SHBA-së e urdhëroi armatën amerikane të përdorë gaz lotsjellës dhe të gjuaj me plumba gome drejtë protestuesve të qetë, siç munda të shoh. Ky është përdorim tmerrues i fuqisë presidenciale kundër qytetarëve të vet. Për të nuk ka vend askund, e jo më në Amerikë”, ka shkruar Klinton në Tuiter.
Ish zëvendëspresidenti amerikan dhe kandidat i mundshëm presidencial, Xho Bajden, vlerësoi se Trampi e shfrytëzon armatën amerikane kundër amerikanëve.
Senatori i demokratëve Kamala Haris e ruajti Trampin diktator.