Uashington, 28 shkurt – Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se administrata e tij do të publikojë njoftim lidhur me Arabinë Saudite të hënën, pas raportit të zbulimit amerikan, sipas të cilit u konfirmua se trashëgimtari i fronit, Muhamed bin Salman e ka miratuar vrasjen e gazetarit, Xhamal Kashogi.
Siç njoftuan agjencitë e huaja, administrate e Bajdenit u ballafaqua me kritika të caktuara se presidenti duhej të jetë më i ashpër ndaj Bin Salmanit, i cili nuk u sanksionua, edhe pse është i akuzuar për miratimin e vrasjes së Kashogit.
“Të hënën do të publikohet se çka do të bëjmë me Arabinë Saudite”, tha Bajden, i pyetur për dënimin e Bin Salmanit.
Kashogi, i cili qëndroi në SHBA dhe ka shkruar tekste për “Uashington post”, në të cilat e ka kritikuar politikën e trashëgimtarit të fronit të Arabisë Saudite, është vrarë në Konsullatën e Mbretërisë në Stamboll në tetor të vitit 2018.