Presidenti amerikan Xho Bajden të enjten në Shtëpinë e Bardhë do t’i presë kryeministren suedeze Magdalena Anderson dhe presidentin finlandez Sauli Niinisto, deklaroi sot zëdhënësja e Bajdenit, Karin Zhan-Pjer.
Të dy vendet po përgatiten për hyrje në NATO-n pasi udhëheqësit politikë kërkuan një pranim të shpejtë në Aleancë.
“Ata do të diskutojnë për kandidaturat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO dhe sigurinë evropiane, si dhe mbështetjen për Rusinë, e cila po sulmohet nga Rusia”, tha Zhan-Pjer.
Parlamenti finlandez votoi sot në favor të anëtarësimit në NATO me një shumicë prej më shumë se 95 për qind të votave, duke i lejuar Helsinkit të paraqesë një kërkesë formale për anëtarësim në selinë e Aleancës.
Ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, En Linde sot e nënshkroi aplikimin e vendit të saj për anëtarësim në NATO.
Me pranimin e liderëve të dy vendeve nordike, Bajden dëshiron të tregojë se mbështet fuqimisht pranimin e tyre në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Edhe pse Finlanda dhe Suedia kanë qenë historikisht neutrale, pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar rrënjësisht opinionin publik për anëtarësimin në një aleancë ushtarake.
Me përjashtim të Ankarasë, anëtarët e tjerë të NATO-s mbështesin kandidaturat e dy vendeve.
Zhan-Pjes shtoi se administrata e Bajdenit beson se NATO do të arrijë një konsensus për pranimin e Finlandës dhe Suedisë.