Uashington, 13 janar – Inaugurimi i presidentit të sapozgjedhur amerikan, Xho Bajden do të mbahet më 20 janar, por edhe pse pritet kryesisht të jetë virtuale, ai edhe më tej shpreson se ceremonia do të zbatohet në mënyrë tradicionale, në shkallët e Kapitoll Hillit.
Nuk u planifikua mbajtja e parakalimit më të vizituar nëpër aveninë Pensilvania për nder të presidentit të ardhshëm dhe nuk do të ketë as solemnitet, e as festime të vogla, ku marrin pjesë mysafirë nga lista A në inaugurimin, shkruan gazeta britanike Indipendent.
Në vend të kësaj, shefi i sapozgjedhur i shtetit bashkëpunon me organizatorët e spektaklit virtual të konventës kombëtare demokratike, të mbajtur në tetor të vitit të kaluar.
Inaugurimi i tillë është rezultat i pandemisë së koronavirusit, duke marrë parasysh se Bajdeni u përcaktua për ngjarje virtuale me qëllim që të pengohet përhapja e Kovid-19.
Duke folur për planet për inaugurim, Bajden theksoi se ekzistojnë numër i madh i ngjarjeve virtuale, ku marrin pjesë madje edhe më tepër njerëz se zakonisht.
Pasi inaugurimi konsiderohet për ngjarje të posaçme për sigurinë kombëtare, ai do të organizohet në nivelin më të lartë të sigurisë, në bashkëpunim me FBI dhe agjencitë tjera federale të zbulimit.
Derisa Bajden vazhdon me planifikimin e inaugurimit të tij, disa raporte njoftojnë se Tramp planifikon në të njëjtën kohë të mbajë spektakël të tij, potencailisht duke filluar “fushatë para fushatës” për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2024, shkruan gazeta britanike.