Mynih, 19 shkurt – Presidenti amerikan, Xho Bajden sonte nga Konferenca e sigurisë në Mynih (MSC) dërgoi porosi të qartë deri në botë se “SHBA-ja është kthyer” dhe se “është kthyer edhe partneriteti transatlantik”.
“Nuk shikojmë të kaluarën, por vetëm të ardhmen. Aleanca transatlantike është bosht i fuqishëm i sigurisë dhe prosperitetit tonë”, sqaroi Bajden, presidenti i parë amerikan që ka marrë pjesë në MSC, që këtë vit për shkak të pandemisë mbahet në mënyrë virtuale.
“Partneriteti mes SHBA-së dhe Evropës është boshti i gjithçka që shpresojmë se do të arrijmë në shekullin 21”, shtoi ai.
Bajden theksoi se sfidat e sotme janë të ndryshme dhe se bota në këtë moment gjendet në pikën e refleksimit.
“Kemi kriza të reja, të cilat kërkojnë kujdesin tonë. Nuk mund të përqëndrohemi vetëm në konkurrencën e forcave të mëdha, por në të gjitha sfidat që ekzistojnë. Pa dyshim është se SHBA-ja ngushtë do të bashkëpunojë me partnerët e saj të BE-së dhe do të bashkëpunojë me kryeqytetet nga Roma e deri në Rio, që t’u përgjigjet sfidave”, tha presidenti amerikan.
Ai theksoi se SHBA-ja tërësisht i përkushtohet NATO-s dhe e ka përshëndetur faktin se Evropa investon më shumë në mundësitë e saj ushtarake.
“Qëndrojmë pas nenit 5 dhe qartë është se sulmi ndaj një prej nesh është sulm ndaj të gjithë ne”, tha Bajden.
Ai paralajmëroi se do ta ndalë tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania dhe tha se do të ndryshojë disa vendime të administratës paraprake.
Ai shtoi se SHBA-ja do të duhet ta ripërtërijë fuqinë e saj ekonomike, që të kthehet në organizatat ndërkombëtare dhe t’i paraqes vlerat e saj mbarë botën.
“Jam i bindur se demokracia do të fitojë. Ne duhet të tregojmë se demokracia duhet të vazhdojë të paraqes përgjigje ndaj sfidave në botën e sotme”, tha presidenti amerikan.
Bajden deklaroi se konkurrenca me Kinën do të mbetet edhe më intensive, por, po ashtu, beson se sistemi global që e kanë ndërtuar SHBA-ja dhe Evropa me partnerët e tyre, do të jetë konkurrent.
“Mund të fitojmë në garën për ardhmërinë, por nevojiten partneritete historike. Ne duhet t’u kundërshtohemi masave të Kinës, të gjithë duhet t’u përmbahemi rregullave të njëjta. Ne duhet të angazhohemi për vlerat demokratike dhe t’u kundërshtohemi atyre që dëshirojnë monopole, të cilët dëshirojnë ta bëjnë shtypjen normale”, tha ai.
Ashtu, shtoi ai, duhet të veprohet edhe ndaj sulmeve nga Rusia.
“Liderët rusë dëshirojnë të gjithë të mendojnë se jemi të korruptuar, të korruptuar si ata, por bota e di se nuk është ashtu. Putini dëshiroi ta dobësojë projektin evropian, NATO-n dhe bashkëpunimin transatlantik”, tha Bajden.
Ai vlerëson se për Kremlinin është lehtë të bëhet presion ndaj vendeve të caktuara, por jo edhe ndaj aleancës transatlantike.
Ai tha se sfida që e vendos Rusia nuk është e njëjtë si ajo kineze, dhe se më nuk bëhet fjalë për konflikt të Lindjes me Perëndimin, se dikush dëshiron konflikt, por ardhmëria, ku secili vet mund të vendos në cilën rrugë dëshiron të shkojë.
“Nuk mundemi të kthehemi në botën e blloqeve, duhet të bashkëpunojmë nëse dëshirojmë ta mposhtim pandeminë. Na nevojitet sistem i ri për përgjigje më të shpejtë ndaj kërcënimeve biologjike. Lufta kundër ndryshimeve klimatike është krizë ekzistenciale globale, që ndikon në atë më të freskët”, tha ai.