Bajden së shpejti pret takim me Putinin

8

Uashington, 7 maj – Presidenti amerikan, Xho Bajden sot deklaroi se pret së shpejti të mund të takohet me presidentin rus, Vlladimir Putin, duke shtuar se koha dhe vendi i takimit të tyre akoma janë duke u dakorduar.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Bajden tha se ai megjithatë dëshiron të takohet me Putinin edhe krahas sistemimit të forcave ushtarake ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Edhe Kremlini dje kumtoi se vendi i takimit të Bajdenit dhe Putinit akoma nuk dihet.