Uashington, 21 janar – Presidenti amerikan Xho Bajden planifikon ta mbajë Kristofer Rej në pozitën e drejtorit të FBI-së, njoftoi sot Si-En-En duke iu referuar burimeve në Shtëpinë e Bardhë.
Rej ishte emëruar për mandat 10 vjeçar nga ish-presidenti Donald Tramp në vitin 2017.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki në konferencën e parë të ditës së djeshme, në pyetjen nëse Bajden ka besim tek Rej, ajo u përgjigj se nuk ka biseduar për atë çështje me presidentin e ri.