Uashington, 24 tetor – Ish-nën presidenti amerikan Xho Bajden, sot në Tuiter shprehu mbështetje të fortë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, pasi që mbrëmë Senati e ratifikoi Protokollin për anëtarësim në Aleancë, transmeton gazeta KOHA.
“Fortë e mbështesim miratimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Senatit. Vendet e Ballkanit Perëndimor e meritojnë të jenë pjesë e Evropës në tërësi, të lira dhe në paqe. Dhe, ne duhet t’i mbështesim integrimet euroatlantike të të gjithë rajonit”, shkroi Bajden në Tuiterin e tij.
Bajden është njëri prej kandidatëve për president nga Partia Demokratike.
Ai, para ca kohësh deklaroi se nëse Donald Tramp rizgjedhjet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, NATO të ndalojë së ekzistuari.
“Nëse ai (Tramp) përsëri rizgjidhet, ju premtojnë se nuk do të ketë NATO…Do të kemi problem serioz”, tha Bajden gjatë kohës së debatit me kandidatët demokratë për president të ardhshëm të Amerikës.(koha.mk)