Uashington, 28 tetor – Si kjo Administratë u përball me virusin korona në SHBA është ofendim për secilin njeri që ishte i sëmurë nga Kovid-19, deklaroi sot kandidati demokrat për president Xho Bajden.
Bajdeni foli sot në mëngjes në Uilmington, shteti federal Delaver, ku sot filloi votimi për zgjedhjet presidenciale. Votimi kryesor për zgjedhjet është më 3 nëntor, por për shkak të pandemisë, shumë shtete federale vendosën votim me postë dhe të ashtuquajtur “votim të hershëm”, i cili në disa shtete filloi disa javë para zgjedhjeve.
“Edhe një herë e diskutuam rëndësinë jetësore për mbajtje të maskës, që të mbroni veten dhe fqinjët tuaj, dhe të shpëtohen qindra mijëra jetë”, theksoi ai.
“Humbëm më shumë se 220.000 jetë nga virusi korona, dhe kjo Administratë u dorëzua…Departamenti për shkencë pranë Shtëpisë së Bardhë mbrëmë shpalli se “fundi i pandemisë në SHBA është sukses i lartë i presidentit Tramp në mandatin e tij të parë”, theksoi Bajdeni.
Shtoi se qëndrimi i tillë është “ofendim për secilin njeri i cili vuante nga Kovid-19”.
“Në momentin kur numri i të infektuarve në një numër të madh të shteteve po rritet, refuzimi që të pranohet realiteti në të cilin jetojmë, dhe kjo në kohë kur brenda ditës vdesin gati mijëra amerikanë, është ofendim për secilin njeri i cili ka vuajtur nga Kovid-19”, tha Bajdeni.