Presidenti amerikan, Xho Bajden deklaroi se amerikanët e pavaksinuar po I shkaktojnë “dëm të madh” vendit – po e rrezikojnë ekonominë e tij dhe po e ngadalësojnë rikuperimin, lajmëroi NBC.
“Refuzimi për t’u vaksinuar na kushton shumë shtrenjtë”, deklaroi Bajden, duke shtuar se vazhdon me vaksinim të detyrueshëm çdokund ku mundet, dhe tashmë kërkon që dy të tretat e amerikanëve të punësuar të jenë të vaksinuar.
Bajden, gjithashtu, theksoi se agjencitë shëndetësore, së bashku me qeverinë, po tentojnë ta zgjerojnë programin për doze të tretë dhe në fund do të lejojnë që ajo të administrohet tek opinion më I gjerë. Bajden u bëri thirrje amerikanëve ta marrin dozën e tretë, duke thënë se të njejtën do ta bëjë edhe ai së shpejti.
“Nëse e merrni vaksinën e Fajzerit në janar, shkurt, mars të këtij viti dhe keni mbi 65 vjeç, shkoni ta merrni busterin”,tha Bajden.
“Ose nëse keni sëmundje si diabet apo jeni punëtor I linjës së parë, si punonjës shëndetësor apo mësimdhënës, tani mund të merrni doze të tretë pa pagesë. Do të vendosë doze të tretë, është vështirë të pranohet se jam mbi 65 vjeç, por do ta marr dozën buster.