(MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden ka për qëllim të emërojë më shumë udhëheqës të rinjë në funksionet kyqe në Departamentin e shtetit, siç janë ndihmës sekretarët shtetërorë për disa rajone botërore.
Bajden në pozitën e ndihmës sekretarit shtetëror për Evropë dhe Euroazi, e nominoi Karen Donfrid, e cila vjen në vendin e Filip Rikerit, i cili pas largimit të Ves Miçelit, ishte ushtrues i detyrës. Në vendin ndihmës sekretar shtetëror për Evropë dhe Euroazi, Donfrid vjen nga pozita e kryetarit të Fondit gjerman të Marshalit në Uashington.
Krahas kësaj pozite, Bajden nominoi udhëheqës edhe për disa pozita tjera kyqe. Marsija Berniket u nominua për drejtoreshë të përgjithshme të shërbimit diplomatik të Departamentit të shtetit. Barbara Lif u nominua për ndihmës sekretare shtetërore për Lindjen e Afërt, Meri Ketrin Fi për ndihmës sekretare shtetërore për Afrikë dhe anëtare e Bordit të drejtorëve të Fondacionit për zhvillim të Afrikës dhe Mishell Sion për ndihmës sekretare shtetërore për organizata ndërkombëtare.
Janë nominuar edhe disa diplomatë në pozitat kyqe në shërbimin diplomatik të Departamentit të shtetit