Uashington, 20 janar – Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Xho Bajden, planifikon ta fillojë administratën e vet të re sot pasdite me urdhrat e para për kthimin e SHBA-së në Marrëveshjen e Parisit për klimën dhe organizatën Botërore të Shëndetësisë, deklaruan bashkëpunëtorët e presidentit të sapozgjedhur amerikan.
Bajden do të nënshkruajë 17 urdhra ekzekutive disa orë pasi do të betohet si president amerikan.
“Me këtë do ta lirohet nga politika e presidentit Donald Tramp dhe do të vendos udhëzime të reja për imigracion, mjedisin jetësor, luftën kundër Kovid-19 dhe ekonominë”, theksuan bashkëpunëtorët e Bajdenit.
Me lëvizjet nga dita e parë, ai do t’i japë fund ndalesës shumë të sulmuar të Trampit për vizitorët nga vendet myslimane dhe do ta ndalojë ndërtimin e murit në kufi mes SHBA-së dhe Meksikës për parandalimin e emigrimit të paligjshëm.
Bajden “do të ndërmarrë aksion – jo vetëm për t’i korrigjuar dëmet më të madhe të administratës së Trampit – por edhe të fillojë të lëvizë vendi ynë përpara”, thuhet në deklaratën e bashkëpunëtorëve.