Uashington, 19 korrik – Ish nënpresidenti Xho Bajden e ka udhëhequr listën e kandidatëve presidencial nga Partia Demokratike, ndërsa menjëherë pas tij janë Berni Sanders dhe Alizabet Voren, sipas anketës më të re onlajn të “En-Bi-Si-Njuz”.
Sipas anketës së zbatuar menjëherë pas debateve të para demokratike që u mbajtën në qershor, nëse sot mbahen zgjedhje të brendshme partiake 25 për qind e të anketuarve do të votonin për Bajden. Sanders dhe Voren, anëtarë aktual të Dhomës së lartë të Kongresit amerikan (Senat), mund të fitojnë nga 16 për qind të votave të të anketuarve.
Senatori Kamala Haris menjëherë është pas tyre me 14 për qind, përderisa prefekti i Saut Bend, Pit Butixhiq mund të fitojë tetë për qind të votave nga të anketuarit. Ish kongresmeni i Teksasit, Beto O’ Rurk dhe senatori Kori Buker nga Nju-Jorku mund të fitojnë nga 3 për qind, ndërsa kandidatët tjerë presidencial (gjithsej janë 24), mund të fitojnë nga 2 për qind ose më pak.
Anketa e “En-Bi-Si Njuz” dhe “Survi manki”, është zbatuar onlajn nga data 2 deri më 16 korrik, tregon edhe në rritjen e rejtingut të presidentit aktual Donald Tramp. Rejtingu në pëlqim të presidentit është rritur nga 45 vitin e kaluar në 48 për qind në korrik.
Përfundohet se rritja e rejtingut të Trampit i detyrohet kumtesave të përhershme dhe deklaratave të administratës së tij rreth krizës së refugjatëve në kufirin me Meksikën që zbatohet në ndryshime te mendimi publik. Njëzet e dy për qind e të anketuarve kanë thënë se migrimi është brenga kryesore për to, ndërsa vetëm 15 për qind janë shprehur njëjtë në shtator të vitit të kaluar, ndërsa punësimi dhe ekonomia atëherë për to ka qenë brenga kryesore, kuptohet në anketë.
Në korrik, 14 për qind kanë thënë se ekologjia është brenga e tyre kryesore, dhe shumica (68 për qind kanë konfirmuar se ekonomia është “shumë e mirë”, vetëm një për qind më pak krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.