Uashington, 10 korrik – Kandidati presidencial i demokratëve, Xho Bajdën, në tubimin parazgjedhor në Pensilvani, mbrëmë e kritikoi presidentin Donald Tramp se është kujdesur vetëm për bursat, përderisa ekonomia amerikane po fundoset.
Pensilvania konsiderohet si një nga kyçet e “fronteve shtet” (battleground statess), partikisht e papërcaktuar dhe nga e cila varet epilogu i votimit për zgjedhje të presidentit amerikan.
Në tubim para punëtorëve në kombinatin metalurgjik në Danmor, Bajdën e akuzoi Trampin, kundërshtarin e tij republikan në zgjedhjet e këtij viti, më 3 nëntor, se është “fokusuar vetëm” në gjendjen e bursave, në kohë kur 50 milionë punëtorë e humbën punën që prej fillimit të pandemisë në mars.
Gjatë periudhës së kaluar, nëse bursat reagojnë pozitivisht ndaj ndonjë ngjarje, Tramp menjëherë dërgon “tuit” se vendi po shkon në drejtim të mirë ekonomik, dhe ekonomia po rikuperohet në gjysmën e dytë dhe në vitin 202. Por tregtimet në bursa nuk janë çdoherë pozitive.
Në hulumtimin e mendimit publik në nivel nacional, rejtingu i Bajdënit, ish-nënpresident, është më i mirë se ai i Trampit. Biznismen i patundshmërive dhe pronar i në klubi të golfit, ai ende është në epërsi kur bëhet fjalë për çështjet ekonomike, prandaj fokusi i ekonomisë për Bajdënin është moment kyç për të korrë fitore bindëse.
Kandidati demokrat thekoi se planifikon ripërtëritje gjithpërfshirëse ekonomike në vlerë prej 300 miliardë dollarëve për hulumtim dhe zhvillim të projekteve për energji ripërtëritëse, telekomunikime, inteligjencë artificiale dhe sfera të tjera.
E aktualizoi edhe fushatën “bleni prodhime amerikane”, me plan prej 400 miliardë dollarë për furnizime qeveritare të mallrave të prodhuara në SHBA si prodhime ekologjikisht të pastra dhe material ndërtimor.
Gjatë ditës së djeshme, Bajdën e vizitoi edhe qytetin Skranton, Pensilvani, ku e ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij. Gjatë shëtitjes nëpër qytet, në shoqëri të sigurimit shtetëror, ai ndaloi dhe u gjunjëzua të bisedojë me një fëmijë.
Taborri kunrështar menjëherë e karakterizoi Bajdënin se “ka rënë nën ndikimin e së majtës ekstreme”, pas protestave antiraciste në SHBA gjatë periudhës së kaluar, në të cilat një nga simbolet është edhe gjunjëzimi.
“Duhet ta shohim të vërtetën në sy, radikalët majtistë me të vërtetë e përpunuan Xhonë. Ai nuk e ka idenë se ç’janë duke bërë ata dhe ç’planifikojnë të bëjnë”, deklaroi Trampi për Foks njus në kritikat ndaj Bajdënit.