Bajden mbështetet armëpushimin në Lindjen e Afërt

22

Presidenti amerikan Xho Bajden përmes telefonit ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, me ç’rast e “përsëriti mbështetjen e tij të fortë për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga sulmet raketore”.

Siç kumtoi Shtëpia e Bardhë, Bajden i përshëndeti përpjekjet për përballje me dhunën dhe vendosjen e paqes në Jerusalem. “Ai e inkurajoi Izraelin të jape maksimumin që të sigurojë mbrojtje të civilëve të pafajshëm.”

“Të dy liderët diskutuan për avancimin në operacionet ushtarake izraelite kundër Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste në Gazë. Presidenti e shprehu mbështetjen e tij për armëpushim dhe diskutoi për angazhimin e SHBA-së me Egjiptin dhe partnerë të tjerë për të arritur atë qëllim”, thuhet në kumtesë, duke shtuar se të dy liderët ranë dakord që ata dhe ekipet e tyre do të qëndrojnë në kontakt të afërt.