Uashington, 28 korrik – Presidenti i SHBA-së Xho Bajden sot në Shtëpinë e Bardhë e priti Svetllana Tihanovskaja, lideren e opozitës bjelloruse.
“E pata nderin të takohem sot në mëngjes me zonjë Tihanovskaja në Shtëpinë e Bardhë. SHBA-ja solidarizohet me Bjellorusinë në aspiratat e saj ndaj demokracisë dhe të drejtat universale të njeriut”, shënoi Bajden në Tuiter.
Sipas Tihanovskajës, takimi ka zgjatur pesëmbëdhjetë minuta dhe ka qenë shumë i përzemërt.
Liderja e opozitës bjelloruse është për vizitë në SHBA tashmë dhjetë ditë. Ajo u takua me sekretarin shtetëror Entoni Blinken, zëvendësen e tij Viktoria Nulland dhe persona tjerë zyrtarë të lartë. Ajo mbajti takime edhe me kongresmenë, mes të cilëve edhe Bob Menendes, kryetar i Komitetit të senatit për politikë të jashtme.
Tihanovskaja shpreson se SHBA-ja do të marrë pjesë si ndërmjetësues në negociatat potenciale ndërmjet opozitës dhe pushtetit të Lukashenkos. Ajo i bëri thirrje SHBA-së ta rrisë presionin mbi pushtetin në Minsk. Në bisedë me gazetarët zbuloi se ka dorëzuar listë të ndërmarrjeve bjelloruse të cilat opozita konsideron se duhet të gjenden nën sanksionet amerikane.